Teknika e re për përmirësimin e shikimit e suksesshme

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 13:37 | Nga

Një teknikë e re e cila përmirëson shikimin tek personat të cilët kanë të pamurit e dëmtuar në masë të madhe po tregon sukses.

Impianti i një pjese prapa syrit tek personat që vuajnë nga degjenerimi i thatësisë në macular, ka rezultuar me përmirësim apo stabilizim të shikimit tek këta persona.

Një grua e moshës 69 vjeçare madje ishte e aftë që të lexonte 24 shkronja pas vendosjes së kësaj pajisje, krahasuar me më parë që mund të shihte vetëm shtatë shkronja.

Kjo teknikë përfshinë vendosjen e një fashe me qeliza të shëndetshme retinale tek indet në afërsi të nervit optik, i cili dërgon sinjale në pjesën e trurit ku formohen imazhet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme