The Rock premton ta përfshijë mikun e tij Kevin Hart në filmin “Black Adam”

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Dwayne Johnson është duke u përgatitur për debutimin e tij në botën e superheronjëve të DC Comics, dhe atë në rolin titullar të filmit “Black Adam”. Dhe nëse pyetet ai, në film do të duhet të jetë edhe miku dhe kolegu i tij Kevin Hart.

“Tashmë kemi diskutuar për këtë dhe po përpiqemi ta gjejmë një rol të përshtatshëm për mua,” tha Hart.

“Pavarësisht të gjithave, ai nuk do të xhirojë film pa më përfshirë mua. Sado egoiste do të ishte kjo?”, u tall Hart, ndërsa Johnson shtoi, “Duhet ta gjejmë një rol për Kevinin në filmin Black Adam, brenda DC Univers.”

Johnson dhe Hart kanë bashkëpunuar edhe më parë në filmin mega të njohur në vitin 2017 “Jumanji”, vazhdimi i të cilit do të shfaqet në kinema në javët e ardhshme, shkruan KOHA Ditore.

“Black Adam” është parashikuar të dalë më 22 dhjetor 2021, ndërsa këtë dyshe do ta kemi rastin ta shohim në filmin “Jumanji: The Next Level” më 12 dhjetor, kur filmi fillon të shfaqet nëpër kinematë botërore.

Të ngjashme