Thuaju “jo” këtyre 6 gjërave

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 19:00 | Nga

Unë kënaq njerëzit. Është e vështirë të them ‘jo’ kur njerëzit më kërkojnë diçka, pavarësisht hezitimit brenda meje. Kjo më ka futur në probleme disa herë në jetë dhe veçanërisht në biznes. Koha është e vlefshme dhe rrëshqet shpejtë por gjithashtu nuk ka mungesë të gjërave të cilat duhet të bëhen në jetën e një ndërmarrësi.

Për 12 vite, unë nuk brengosesha fare. Kisha një ëndërr por nuk kisha qëllime për t’a realizuar atë. Vetëm zgjohesha çdo ditë duke shpresuar për diçka më shumë. Në vitin 2011, u lodha dhe fillova të ndjekja ëndrrën time të nisjes së një biznesi të stilit të jetesës. Kjo do të thoshte më shumë punë e cila merrte 60-80 orë të javës time. Nuk më mori shumë kohë për të kuptuar se duhej të bëja diçka. Duhej të mësoja se si të thoja jo për të lënë hapësirë për gjërat të cilat ishin të rëndësishme. Duke parë se sa kohë dhe energji lirohej duke thënë jo, unë fillova të shikoja zonat tjera të jetës time. Këtu janë gjashtë gjëra të cilave iu thashë jo. Kjo më ka ndihmaur të jetoj një jetë më të mirë dhe të krijoj llojin e biznesit të cilin e dua.

1.Barrën e njerëzve tjerë

Jeta është e vështirë për të gjithë ne. Nganjëherë është më e lehtë t’ia ngarkoni barrën dikujt tjetër, ndoshta edhe pa e kuptuar. Nëse po provoni të bëni ndryshime në jetën tuaj dhe dikush reagon në një mënyrë për shkak të barrës së tij, ju duhet të thoni ‘jo’. Ju nuk keni nevojë për më shumë dramë në jetën tuaj. Për mua, kjo do të thoshte të injoroja disa njerëz në media sociale dhe të largoja njerëzit negativë nga jeta ime. Do të thoshte të përfundoja ortakëritë e biznesit të cilat nuk përshtateshin me drejtimin ku po e dërgoja biznesin tim.

Situatat të cilat e dija se do më nervozonin

Ka gjëra në jetë për të cilat e dini se nuk dëshironi t’i bëni. Me vite, i kam duruar. Shkoja në mbledhje dhe rrija me njerëz për të cilët e dija se do më nervozonin. Unë bashkëpunoja me pronarë të biznesit të cilët nuk ishin seriozë. Kur thashë mjaftueshëm dhe ndalova, u ndjeva sikur një peshë u largua nga shpatullat e mia. Më liroi mendjen dhe biznesin dhe më ndihmoi të përqendrohem.

Një biznes të cilin e urreja plotësisht

Unë kisha një biznes shërbimi në industrinë e shitjes për 12 vite dhe e urreja atë. Ndjehesha i ngecur dhe besoja se dikush si unë, nuk mund t’ia dilte më mirë. Në vitin 2011, i thashë ‘’jo’’ dhe fillova të punoja shumë për katër vite për të realizuar ëndrrën time të ndërmarrësit global. Tani zgjohem duke e dashur atë që bëj dhe duke udhëtuar nëpër botë. Të thënit jo më ka dërguar në ditë më të lumtura.

Shprehive të dëmshme me të cilat ndjehesha mirë

E dua ushqimin. Unë i thashë po ushqimit të shpejtë dhe jo zgjedhjeve të shëndetshme. Kjo, siç mund t’a imagjinoni, dërgoi në mbipeshë. Në një pikë, unë kisha 193 paund. Fillova t’i thoja jo ushqimit jo të shëndetshëm dhe fillova të bëja ushtrime. Unë kam humbur 121 paund deri më tani këtë vit. Sot, kam më shumë energji, fokus dhe vetëbesim. Jeta është më e mirë. Unë zgjohem i gatshëm për të punuar në biznesin tim. Ndihem mrekullueshëm kur udhëtoj për prezantime këshillimi në korporata multikombëtare.

Marrëdhënieve të dëmshme

Largimi i njerëzve negativë nga jeta ime më dërgoi drejt lirimit dhe lumturisë. Këto marrëdhënie përfshinin marrëdhënie romantike, miqësi dhe lidhje biznesi. Ishte e vështirë, por duhej të thoja jo. Njerëzit e dëmshëm do ju largojnë nga rruga dhe do t’a bëjnë jetën tuaj të pakënaqshme. Largoni negativitetin nga jeta dhe biznesi juaj kurdo që është e mundur.

Të kaluarës

Unë kisha një fëmijëri të çrregullt e cila përfshinte abuzim mendor dhe fizik. Unë vendosa të bëhesha i pastrehë në moshën 17 vjeçare në vend se të vazhdoja të rrihesha me zinxhirë. Djajtë nga e kaluara ime më kërcënuan se do më shkatërronin përderisa rritesha. Duhej të thoja jo. Duhej të falja për të filluar procesin e shërimit. Nuk e di se me çfarë po përballeni. Por e di se për t’u shëruar, duhet të harroni.

Vetëm pse thoni jo për momentin nuk do të thotë se duhet të thoni jo përgjithmonë. Jeta ka stinë, dhe disa janë më të zëna se të tjerat. Qëllimi është të siguroheni se po bëni gjërat të cilat dëshironi t’i bëni dhe të jetoni jetën që e dëshironi.

Mos lejoni që motivet e njerëzve tjerë të marrin vendimet për ju. Kjo është jeta juaj. Ky është biznesi juaj. Ju vendosni. Thuani jo gjërave të cilat nuk kanë kuptim për ju. Thuani jo gjërave jo të duhura. Besoni intuitës tuaj. Ju e dini se a dëshironi apo jo diçka. Mos u ndjeni nën presion për të thënë po.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme