Tiparet që i dallojnë njerëzit e edukuar dhe të sjellshëm

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Akti i thjeshtë për të qenë i sjellshëm mund të përmirësojë jetën tuaj. Ju mund të keni marrëdhënie më të mira, të fitoni respekt dhe të rrisni vetëbesimin tuaj. Në anën tjetër, duke qenë i pasjellshëm, mund ta bëjë jetën shumë më të vështirë.

Në këtë artikull, do të flasim rreth zakoneve të njerëzve me të vërtetë të sjellshëm, çfarë thonë studimet dhe se si mund të jesh një person më i sjellshëm!

Ata nuk ankohen

Njerëzit e sjellshëm nuk ankohen, sepse për ta vlerat njerëzore kanë më shumë rëndësi se sa çështjet që na rrethojnë çdo ditë. Në vend që të ankoheni për diçka, shkruani një listë mirënjohjeje për tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës.

Ata mendojnë para se të flasin

Ne jemi të gjithë të rritur tani dhe si të rritur kemi aftësinë – në të vërtetë, detyrimin – të mendojmë para se të flasim.

Mosndjekja e këshillave të tilla të thjeshta ka shkaktuar shumë argumente, zemra të thyera dhe marrëdhënie të dëmtuara.

Njerëzit e sjellshëm mendojnë para se të flasin në çdo kohë.

Ata janë dëgjues të shkëlqyeshëm

Njerëzit e sjellshëm gjithmonë duket se kanë aftësi të shkëlqyera dëgjimi.

Dëgjimi aktiv është akti i përqendrimit të plotë, të kuptuarit, reagimit dhe kujtimit të asaj që thotë personi tjetër.

Dëgjuesit aktiv i rezistojnë thirrjes për të folur mbi dikë. Ata lejojnë njerëzit që të përfundojnë mendimet e tyre para se të paraqesin mendimin e tyre.

Ata buzëqeshin shpesh

Çfarë mendoni kur e shihni dikë duke qeshur? Epo, nëse jeni si shumica e njerëzve, do të buzëqeshni edhe ju!

A keni menduar ndonjëherë pse shpesh doni të buzëqeshni kur dikush buzëqesh?

Epo, përveç që është gjëja më e sjellshme për të bërë, del se qeshja është ngjitëse.

Ata nuk merren me thashetheme

Si njerëz të rritur, ne nuk duhet të mirremi me thashetheme. Njerëzit e sjellshëm gjithmonë i shmangin thashethemet.
Përveç se e dëmtoni personin tjetër me thashetheme, ju ja zbrazni vetes energjinë pozitive që e keni.

Ata i trajtojnë të tjerët si të barabartë

Njerëzit e edukuar dhe të sjellshëm i trajtojnë të tjerët si të barabartë. Kjo është pika e tyre më e fortë dhe ajo se çka i bënë ata të sjellshëm.

Kur ju trajtoni të gjithë si të barabartë, do të keni një vlerësim më të mirë për veten tuaj dhe shoqërinë që ju rrethon.

Ata nuk i gjykojnë të tjerët

Njerëz vërtetë të sjellshëm nuk gjykojnë të tjerët. Arsyeja është shumë e thjeshtë: ata nuk e njohin historinë e tjetrit.

Duke gjykuar dikë është epitomi e injorancës, për të mos përmendur vrazhdësinë. E vërteta është se kur gjykojmë, aty ka diçka për veten tonë, jo për dikë tjetër, me të cilën jemi thellësisht të pakënaqur.

Të ngjashme