Trajtimet kundër stresit nisin nga ushqimi

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Mënyra se si ushqehesh dhe ushqimet që ha kanë një ndikim shumë të fortë në nivelet e stresit. Studimet e shumta thonë se mjaftojnë gjëra të vogla në rutinën tuaj për të rritur mirëqenien dhe luftuar stresin.

Strategjitë më të mira kundër stresit

Në këtë artikull do të mësosh më shumë për strategjitë më efikase për menaxhimin e stresit dhe përmirësimin e ushqyerjes.

Vendosni prioritete

E beson apo jo, ti je personi më i rëndësishëm në jetën tënde.

Kjo është arsyeja përse duhet ta vendosësh veten si prioritet jo vetëm në pakësimin e stresit por edhe në ushqyerjen e shëndetshme.

Mos hiq dorë nga vaktet

Ushqehuni mirë edhe nëse jeni të stresuar.

Të dhënat thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga vaktet vetëm sepse jeni të stresuar.

Një gjë e tillë ngadalëson metabolizmin dhe nxit akumulimin e depozitave dhjamore.

Ushqyerja e vazhdueshme dhe e shëndetshme e mban stresin larg.

Zgjidh ushqime të shëndetshme

Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale e bëjnë trupin të ndihet më mirë dhe të përballojë situatat stresuese akoma më mirë.

Ushqime të tilla, përmirësojnë humorin, rrisin energjinë dhe imunitetin.

Sigurohu të hash më shumë ushqime të pasura me vitaminat B, magnez, vitaminë C dhe acidet yndyrore omega-3.

Vaktet e ndërmjetme

Uria të merr sërish mes vakteve dhe është shumë e rëndësishme që të tregosh kujdes me atë çfarë ha.

Mes vakteve mund të hani më shumë fruta të freskëta por edhe të thata.

Kujdes me kafeinën

Kafeina është një stimulues që rrit hormonet e stresit.

Nëse vuani rregullisht nga stresi, atëherë duhet të eliminoni kafeinën si nga çaji ashtu edhe nga kafeja.

Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej kafesë, zgjidhni kafe pa kafeinë ose kufizoni sasitë e kafesë që konsumoni çdo ditë.

Mos harroni që kafeina kërkon të paktën 6 orë për të dalë jashtë organizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme