Tri hapa drejt suksesit, si të humbni peshë pa shkuar fare në palestër

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Megjithëse nuk është më stina e verës, shumica prej nesh ende mendojmë se si të djegim pak yndyrë të padëshiruar përreth belit.

Fatmirësisht, çelësi për humbje të shëndetshme të peshës nuk kërkon gjithmonë që të shpenzoni orë të tëra në palestër.

Në fakt, krejt çfarë nevojitet është t’i bëni disa ndryshime në dietë. Për shembull të pini më shumë ujë dhe të mos konsumoni sasi të mëdha të ushqimit.

Sidoqoftë, këto janë tri mënyrat më të thjeshta për të humbur peshë pa shkuar në palestër.

1. Zvogëloni sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve që i konsumoni

Pjesa më e rëndësishme për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme është duke e zvogëluar sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve që i konsumoni.

Kur e bëni këtë, nivelet e urisë zvogëlohen dhe ju përfundoni duke ngrënë më pak kalori.

Kështu, në vend se ta merrni energjinë duke djegur karbohidrate, trupi fillon të ushqehet me dhjamin në trup.

Shmangia e karbohidrateve gjithashtu e zvogëlon edhe nivelin e insulinës, gjë e cila e zvogëlon fryrjen e barkut dhe peshën ujore.

2. Fokusohuni në kontroll të porcionit

Nuk është e nevojshme t’i numëroni kaloritë, përderisa e dini se jeni duke ngrënë pak karbohidrate dhe më shumë proteinë, yndyrë të shëndetshme, etj.

3. Konsumoni shumë ujë

Konsumimi i një sasie të mirë të ujit ndihmon në shpejtimin e metabolizmit, e pastron trupin nga mbetjet dhe vepron si shtypës i apetit.

Konsumimi i një gote ujë para shujtave mund ta rritë shpejtësinë e humbjes së peshës për 44% përgjatë tre muajve. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme