Tri mënyra për kujdes të shtuar ndaj smaltit të dhëmbëve

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 12:57 | Nga

Smalti i dhëmbëve mund të jetë substanca më e fortë në trupin e njeriut, mirëpo ai mund të shkatërrohet lehtë nëse nuk kujdeseni për të në mënyrën e duhur.

Smalti i gërryer i dhëmbëve mund të shkaktojë shumë probleme, duke përshirë ngjyrën e dhëmbëve, ndjeshmërinë si dhe gropat apo hapësirat në dhëmbë.

Ky problem ka rëndësi sepse smalti nuk mund të riparohet nga trupi, sepse nuk ka asnjë qelizë të gjallë. Kjo nënkupton që nëse dëmtoni smaltin e dhëmbëve, trupi juaj nuk është i aftë që ta rregullojë atë.

Më poshtë tri këshilla si ta bëni më të fortë smaltin e dhëmbëve.

Pastroni dhëmbët dy herë në ditë

Dentistët sygjerojnë që t’i pastroni dhëmbët dy herë gjatë ditës, dhe për këtë rekomandohet brushë e butë.

Zgjidhni pastën e duhur

Eksperët thonë se pasta më e mirë është ajo që përmban flourur, që është minerali i cili ndikon në forcimin e smaltit.

Shmangni ushqimet me sheqer

Duhet të harroni gjithçka që është e mbushur përplot me sheqer në mënyrë që të shmangni formimin e baktereve në dhëmbë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme