Tri mënyra si ta zhdukni përgjithmonë ankthin

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Ankthi …! Gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga kjo gjendje e tmerrshme, e cila shpesh ka një ndikim të tmerrshëm në humor dhe në përgjithësi në jetën e njerëzve. Shqetësim, frikë dhe simptoma të tjera që çojnë ankthin në rritje dhe nganjëherë e bëjnë atë të pakontrollueshme, por ka kaq shumë mjete për ta mposhtur atë.

Hani siç duhet

Edhe pse dieta nuk është shkaktar i drejtpërdrejtë i ankthit, mund të ndikojë në nivelin e tij. Disa substanca, si p.sh. kafeina, rrit nivelin e acarimit dhe shkakton stres. Nëse nuk jeni të sigurt cilat ushqime janë të pranueshme për ju, flisni me një mjek ose dietolog që t’ju propozojë një dietë të balancuar.

Bëni gjumë të bollshëm natën

Kjo sigurisht është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Shqetësimi dhe stresi bëjnë që të përpëliteni gjatë gjumit dhe kjo sjell rritje të nivelit të ankthit ditën tjetër.

Bëni stërvitje

Sipas studimeve, aktiviteti fizik, sado i paktë, ul nivelin e ankthit dhe depresionit. Nëse nuk merreni me asnjë lloj sporti, filloni me të paktën 10 ushtrime në ditë. Me kalimin e kohës, rriteni kohëzgjatjen. Nëse keni probleme të tjera, këshillohuni me një mjek për llojin e ushtrimeve që ju shkon për shtat.

Përvetësoni aftësi relaksuese

Strategjitë, si marrje fryme thellë apo meditimi, ju ndihmojnë shumë në luftën kundër ankthit. Edhe po ta praktikoni vetëm 10 minuta në ditë, ndryshimet do jenë të mëdha. Këto teknika ndihmojnë edhe në fazat e para të ankthit.

Mendoni për momentin

Mundohuni të jetoni momentin. Ankthi dhe stresi vijnë si pasojë e diçkaje që ka ndodhur në të kaluarën, ose për një shqetësim në lidhje me të ardhmen. Mundohuni të përqendroheni tek çdo gjë që ndodh rreth jush për momentin. Me këtë lloj praktike 10 minuta në ditë, mund të përforconi ndjesinë e të qenit mirë (aktiv).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme