Tri sekretet për dashuri të përjetshme, sipas ekspertëve

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 23:50 | Nga

Profesori Jacqui Gabb, i njohur në Britani të Madhe si ekspert në fushën e lidhjeve, i ka ndarë tri ndër aspektet më të rëndësishme të një lidhje të fortë.

I shkruar bashkë me Dr Meg John Barker, libri kërkon ta zbulojë përgjigjen e pyetjes më të zakonshme nga çiftet anë e mbanë botës: “Cilat janë sekretet për një dashuri të përjetshme”?

Komunikimi

Profesori Gabb sugjeron se përderisa disa çifte e shohin si metodë terapeutike bisedimin për një kohë të gjatë rreth një çështje të caktuar; të tjerët janë të aftë të komunikojnë edhe në mënyrë jo verbale.

Sipas tij, është në rregull se në vend se të flisni, të dilni të ecni apo të shikoni TV në përqafimin e njëri-tjetrit.

Gjestet

Në studimin e tyre të gjerë, profesori Gabb dhe Dr Barker kanë zbuluar se gjestet e vogla, siç është përgatitja e një çaji dhe t’ia dërgoni partnerit në shtrat, mund të jetë ndërtues i mirë i lidhjes së fortë.

Zakonisht gjërat më të zakonshme dhe më të thjeshta kanë më së shumti rëndësi për dikë. Kryerja e punëve të shtëpisë, largimi i bërllokut etj.

Qeshni së bashku…

Nuk është fjala vetëm të qeshni me të njëjtin film komik, por edhe të jeni në të njëjtën ‘faqe’ sa i përket sensit të humorit.

Sipas Grubber, shpeshherë në mes të fjalosjes është nevoja ta lironi presionin dhe të keni kapacitetin për të gjetur diçka argëtuese në ato momente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme