Udhëzime si ta shkrini frigoriferin

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 00:45 | Nga Ekonomia Online

Shpejt dhe sigurt: Lecka me alkool dhe uji i nxehtë e shpejtojnë shkrirjen, ndërsa tharëset e flokëve janë rreptësisht të ndaluara. Për ta përshpejtuar shkrirjen vërini në frigorifer një enë me ujë të nxehtë.

Për t’u siguruar që frigoriferi juaj të shërbejë mirë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni vëmendje rregullisht sasisë së akumuluar të akullit. Nëse vëreni se akulli është rreth një centimetër i trashë, përvilni mëngët dhe fillojani shkrirjes së tij.

Parandaloni shkrirjen e ushqimit ashtu që para se të shkoni në punë për ca kohë lëreni të kyçur mundësinë e ngrirjes së shpejtë. Nxirreni gjithë ushqimin e ngrirë. Kontrollojeni dhe hidheni atë të cilit i ka kaluar afati ose që ka qëndruar gjatë i ngrirë. Pjesën tjetër mbështilleni me gazetë dhe lëreni në një hapësirë të ftohtë. Nëse e ftohni mirë mund t’ju shërbejë mirë edhe makina për larjen e enëve.

Kur ta shkyçni frigoriferin nga rryma dhe ta zbrazni për ta përshpejtuar shkrirjen, në rafte vendosni një enë të cekët me ujë të nxehtë dhe lërini dyert e hapura.

Assesi mos e përshpejtoni shkrirjen me anë të tharëses për flokë ose ngrohësve, sepse nxehtësia e tyre mund të dëmtojë elementet ftohëse. Nëse ka nevojë për largimin e pjesës së ngrirë ose akullit “butësisht” përdoreni një gërryese, sikurse për xhamin mbrojtës të automobilit. Për shkrirje më të shpejtë të frigoriferit, i cili nuk është i mbuluar nga akulli , lageni mirë leckën në alkool dhe me të fshijeni akullin. Pastaj butësisht largojeni akullin me anë të gërryeses prej druri ose plastike. Për të pastruar frigoriferin e zbrazur nuk rekomandohet të përdoren mjete agresive, sepse ato mund të dëmtojnë sipërfaqen. Pjesën e brendshme është më së mira ta lani me një përzierje me ujë dhe detergjent.

Larjen përsëriteni me ujë të vakët të cilit i keni shtuar pak uthull.

Pjesën e jashtme të frigoriferit lajeni me detergjent të tëholluar. Pjesët nga plastika duhet t’i fshini me alkool ose me mjete me bazë të alkoolit. Në shishen me spërkatës derdhni një filxhan ujë, një lugë uthull dhe një lugë të detergjentit të lëngshëm, pastaj përzieni. Spërkateni brendësinë e frigoriferit me këtë tretësirë. Fshini mirë “muret” me shpuzë ose peshqirë letre.

Shkyçeni frigoriferin. Hiqni raftet dhe ndarjet e tjera, lajini me tretësirën e bërë nga uji dhe sapuni i lëngshëm pastaj lërini të thahet. Me tretësirën e njëjtë pastrojeni brendinë e frigoriferit. Mund t’i shtoni disa pika vaj të vaniljes, por vetëm lehtë që të mos “merr erë” ushqimi.

Derisa frigoriferi të jetë shkyçur, fshijeni pluhurin nga kondensatori që është pas frigoriferit. Që të punojë më mirë frigoriferi, lini të paktën pesë centimetra distancë mes tij dhe murit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme