Ujitni lulet një herë në javë me ujë të gazuar, shikoni çfarë ndodhë

Prishtinë | 25 Shk 2024 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

E dinit që një mënyrë praktike për tu kujdesur për bimët tuaja në shtëpi është ujitja e bimëve me ujë të gazuar? Sipas disa rezultateve praktike, rezulton që të ujitësh bimët në shtëpi me ujë të gazuar i ndihmon të jenë më të shëndetshme.

Ndryshe nga uji i çezmës, uji i gazuar është i përbërë nga minerale të cilat ndihmojnë në rritjen e bimëve dhe ushqimin e tyre.

Por duhet pasur parasysh që, në rast se vendosim të ujitim bimët me ujë të gazuar, duhet që fillimisht uji të lihet ne një enë të hapur për pak kohë sa të largohet disi karboni (derisa uji të jetë i qetësuar).

Kjo për arsye se flluskat e karbonit mund ta dëmtojnë bimën. Sigurisht nuk mjafton vetëm pak ujë i gazuar për të mbajtur një bimë në formë. Duhet të kemi parasysh edhe këto praktika të mira si:

– Kur blini një bimë/lule të re, sigurohuni që të jetë e shëndetshme

– Pastroni vazhdimisht gjethet e bimës që mbani në shtëpi pasi sikurse njerëzit, edhe bimët kanë pore, të cilat kur nuk janë në kontakt me shiun që i pastron, rrezikojnë të dëmtohen nga pluhuri.

– Vendndodhja! Kjo është shumë e rëndësishme. Duhet të siguroheni që bima të përshtatet me vendndodhjen në raport me dritën, lagështinë dhe temperaturën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme