Ushqim japonez për jetë të gjatë, tregon studimi

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 21:14 | Nga

Është botërisht e ditur se japonezët jetojnë gjatë dhe të shëndetshëm.

Askush nuk e di pse, mirëpo ekspertët besojnë se kjo është për shkak të dietës së tyre.

Një kuzhinë e favorizuar edhe nga Victoria Beckham dhe Madonna, sushi miso dhe perimet turshi, janë ndër arsyet kryesore që japonezët jetojnë aq gjatë.

Nutricionistja londineze, Cassandra Barns, ka renditur pesë ushqimet në dietën japoneze, që do të na ndihmojnë të jetoni më gjatë, shkruan Daily Mail.

Peshku

Peshku është burim i përkryer i acideve yndyrore omega-3, që e mban zemrën shumë të shëndetshme. Po ashtu nga ky acid, përfiton edhe truri.

Pasta Miso dhe Umami

Miso dhe Umami, konsiderohen si ushqime që i ndihmojnë gratë gjatë menopauzës.

Perimet turshi

Perimet turshi e ndihmojnë sistemin e tretjes së ushqimit dhe na pasurojnë organizmin me vitamina, që janë me benefit për shëndetin në përgjithësi

Të ngjashme