Ushqimet e shëndetshme dhe “ekonomike”

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

“Gjërat e mira kushtojnë shumë”. Ky është një nga mitet e krijuara nga vetë njerëzit. Të paktën për ushqimet kjo frazë nuk është aspak e vërtetë.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të ushqehen shëndetshëm, duke shpenzuar pak para, kemi listuar disa prej ushqimeve të shëndetshme që kushtojnë pak.

  • DRITHËRAT rreth 180 lekë/kg: Drithërat si buka, trahanaja, makaronat, orizi, të gjitha të plota (me krunde) janë të pasura në fibra, magnez, hekur, vitamina B
  • BIZELET & PATATET rreth 100 lekë/kg mesatarisht të dyja: Te pasura ne fibra, vitaminë C, vitaminë A.
  • FASULET & THJERRËZAT rreth  200 lekë/kg: Te pasura ne proteina, fibra, hekur, magnez, vitamina B, antioksidantë.
  • SARDELET rreth 200 lekë/kg: Te pasura ne proteina, acide lyrore omega 3, fosfor, kalcium, hekur.
  • MISHI I PULËS rreth 350 lekë/kg: I pasur ne proteina, selenium, triptofan.
  • VEZËT: Të pasura me koline, proteina, acide lyrore esenciale, karoten, vitamina B, D.
  • GJIZA 150 lekë/kg: E pasur me kalcium, proteina etj.
  • KOSI I BËRË VETE 150 lekë/l: I pasur me kalcium, proteina, probiotike.
  • SPINAQI: I pasur me minerale, karoten, fibra, antioksidantë
  • RUKOLA 300 lekë/kg: Tepër e pasur me minerale, antioksidantë, fibra, vitamine A, K
  • QEPËT, PRESHI, HUDHRAT: Të pasura me përbërës që forcojnë imunitetin dhe luftojnë kancerin. Antibiotik natyral.
  • RIGONI, SHERBELA: Në sezon gjenden mjaft lirë, mund t’i thani dhe të fitoni veti mbrojtëse unike!
  • FARAT E LULEDIELLIT, LINIT rreth 300 lekë/kg: Të pasura me vitaminë E dhe Zink, yndyra omega dhe fibra.
  • FRUTAT E STINËS & TË VENDIT rreth 100 lekë/kg: Të pasura me fibra, antioksidantë dhe vitamina.
  • TURSHITË: Të pasura me fibra, probiotikë & prebiotikë.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme