Ushqimet më të mira për qumështin e gjirit

Prishtinë | 15 Jan 2023 | 22:12 | Nga Ekonomia Online

Këto janë 12 ushqimet më të mira për nënat që kanë foshnje dhe i ushqejnë me qumësht gjiri.

1. Salmoni

Ashtu si peshku i kaltër dhe sardelet, salmoni është shumë i pasur me një lloj yndyre të quajtur DHA, thelbësore për zhvillimin e sistemit nervor të fëmijës.

2. Qumështi dhe nënproduktet e tij

Qumështi dhe nënproduktet e tij janë burim i vitaminave D dhe B. proteinave si dhe furnizuesit më të mirë të kalciumit.

3. Mishi i viçit

Nënat që ushqejnë foshnjat me gji kanë nevojë për një sasi ekstra të proteinave dhe vitaminës B12. Mishi i viçit është një burim i shkëlqyer i tyre.

5. Bishtajoret

Fasulet janë të pasura me hekur, veçanërisht ato me ngjyrë të zezë apo të kuqe. Bishtajoret janë burimi me i mire i hekurit dhe proteinave me origjinë joshtazore.

5. Boronicat

Përveç shijes së mrekullueshme boronicat janë të pasura me vitamina, minerale dhe karbohidrate të shëndetshme, të domosdoshme për furnizimin e trupit me energji.

6. Orizi kafe

Drithërat integrale, si orizi kaf, sigurojnë sasinë e duhur të energjisë që nevojitet për të prodhuar qumësht me cilësi të lartë për foshnjen.

7. Portokajt

Janë burim energjie. Sasia e lartë e vitaminës C që ato përmbajnë i bën portokallet dhe agrumet e tjera një ushqim shumë të mirë për gratë shtatzëna por mbi të gjitha për nënat që ushqejnë foshnjet me gji.

8. Vezët

Vezët janë shumë të mira për të plotësuar nevojat e përditshme me proteina. Vitamina D, që ato përmbajnë shërben për të forcuar kockat e nënës së re dhe ndihmojnë për një zhvillim të mirë të kockave të bebes.

9. Buka e zezë

Buka e zezë dhe drithërat e papërpunuara e furnizojnë organizmin me një dozë të shëndetshme të fibrave dhe hekurit.

10. Perimet jeshile

Spinaqi, lakrat e egra dhe brokoli janë të pasura me vitaminë A, e cila është e mirë për nënat dhe bebet e tyre. Nuk mbaron këtu, pasi ato janë gjithashtu një burim i mirë i kalciumit, vitaminës C dhe hekurit.

11. Drithërat e plota

Për të përballuar netë të shumta pa gjumë, drithërat e plota janë të duhurat.

12. Uji

Për të patur nivelet e duhura të energjisë dhe qumështit duhet të jeni të hidratuara duke pirë shumë ujë, lëngje frutash apo qumësht.

Të ngjashme