Ushqimet për flokë të shëndetshëm

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 00:21 | Nga Ekonomia Online

Sipas ekspertëve, ekzistojnë disa ushqime të cilat ndihmojnë për të pasur flokë të shëndetshëm.

Spinaqi

Është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve.

Farat e kungullit

Janë një burim i mirë i zinkut, një element që tenton të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.

Avokado

Është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues.

Patatja e ëmbël

Është një burim i mirë i biotinës ose vitamina B7. Ajo i bën flokët më të pasura dhe më të dendura.

Portokalli dhe specat jeshilë, të kuq ose të verdhë

Janë të pasura me vitaminë C, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj, shkruan noa.al. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.

Të ngjashme