Ushqimet që dëmtojnë dhëmbët

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Gjëja e parë që vërejmë te një njeri kur flasim janë dhëmbët. Të kesh dhëmbë të bukur dhe të bardhë është perfekte dhe do shumë punë që ti mbash.

Shumë njerëz ndjekin rrugë të ndryshme për të arritur këtë si për shembull duke shkuar rregullisht te dentisti apo duke refuzuar disa lloje të caktuara ushqimesh.

Stomatologët këshillojnë se duhet të tregoni kujdes me ushqimin nëse doni një buzëqeshje të bukur pasi janë disa ushqime që ndikojnë në shëndetin ose ngjyrën e dhëmbëve edhe pse mund të duken të sigurta për t’i konsumuar.

Domatet – Domatet përmbajnë acid njësoj sikurse pemët citrike. Ky acid i dëmton dhëmbët dhe e rrit ndjeshmërinë dentale.

Boronicat – Boronicat nuk ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve, por i ngjyrosin dhëmbët me ngjyrë të kaltër. Stomatologët këshillojnë të mos i konsumoni shpesh boronicat dhe në këtë mënyrë do të shmangni ngjyrimin e tyre. Personat që i konsumojnë shpesh boronicat kanë dhëmbë të verdhë.

Vera e bardhë – Vera e bardhë ndikon drejtpërdrejt në smaltin e dhëmbëve.

Vera e kuqe – Ndryshe nga vera e bardhë, vera e kuqe nuk ndikon negativisht në shëndetin e dhëmbëve, por në ngjyrën e bardhë.

Të ngjashme