Ushqimet që mund t’i hani gjatë natës, pa frikë

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Për shumë njerëz, ngrënia e ushqimeve gjatë natës është një “makth”. Shpesh kjo është edhe arsyeja pse njerëzit zgjedhin të shkojnë për të fjetur duke qenë shumë të uritur.

Por, në fakt, ajo që ju nuk e dini është se të shkoni në shtrat të uritur nuk është një gjë e mirë sepse kjo do t’iu bëjë që të mos keni një gjumë cilësor, dhe po ashtu do të ndikojë që të konsumoni shumë më shumë ushqim të nesërmen në mëngjes.

Prandaj ju mund të hani edhe gjatë natës, pa pasë frikë se do të shtoni kile. Natyrisht se nuk preferohet që të hani salsiçe apo petulla, por të konsumoni ushqime të shëndetshme.

Më poshtë po ju sjellim listën e ushqimeve që janë ideale për një shujtë gjatë natës.

Djathë kaçkavall

Shkencëtarët nga Harvardi paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i ushqimeve mund të shkaktojë telashe me gjumin, aq sa mund të shkaktojë edhe uria, prandaj ata rekomandojnë të disa ushqime të lehta, gjatë natës.

P.sh mund të konsumoni disa rriska djathë kaçkavall që kanë shije të mjaftueshme për të kënaqur receptorët e shijes dhe nuk do të jetë shumë e vështirë për trupin që ta tretë.

Jogurti

Sipas ekspertëve të nutricionit, jogurti (jogurti grek) është ideal për një zamër gjatë natës për shkak se nuk përmban shumë yndyrë, por përmban shumë proteina.

Sipas shumë studimeve, proteinat që gjenden në jogurt jo vetëm që do t’iu bëjnë të ndiheni të ngopur por do të ndihmojë trupin edhe që të tretë më shumë kalori gjatë ditës.

Biskota të thata

Biskotat nga gruri mund të konsumohen gjatë natës dhe të mos e prishin aspak gjumin tuaj. Ato përmbajnë një lloj të karbohidrateve që do t’iu mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë.

Kokoshka

Ekspertja e nutricionit, Erika Kannall, këshillon njerëzit që duan të hanë gjatë natës që të konsumojnë një pjatë me kokoshka, pa kripë.

Ky ushqim nuk do të ndikojë aspak në format trupore. Nëse doni më shumë shije në kokoshkat tuaja, shtoni piper të zi ose hudhër.

Vezët

Një vezë e zier përmban vetëm 75 kalori dhe është një ushqim ideal për një shujtë gjatë natës.

Sipas Erika Kannall, një shujtë e tillë do t’iu bëjë që të harroni për urinë deri në mëngjes dhe nuk do të ndikojë në shtimin e peshës.

Perimet

Nëse e dini me siguri se do të zgjoheni gjatë natës për të ngrënë, mund të përgatisni një sallatë me perime, paraprakisht.

Rekomandohet që të konsumoni perime të gjelbra sepse përmbajnë një lloj të karbohidrateve që do t’iu mbajë të ngopur deri në mëngjes.

Një gotë lëng qershie

Pa dyshim, e kemi fjalën për lëng natyral të qershisë. Ndoshta nuk do t’iu ngop sa duhet por shumë studime tregojë se lëngu i qershisë ka efekte pozitive në kualitetin e gjumit.

Bananet

Pavarësisht faktit se ky frut tretet shumë lehtë, po ashtu do t’iu mbajë të ngopur. Bananet gjithashtu përmbajnë kalium dhe magnez që ju ndihmon të relaksoheni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme