Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha

Prishtinë | 22 Kor 2018 | 17:15 | Nga

Antioksidantët janë të rëndësishëm për shëndetin tuaj, pasi ata punojnë për të mbrojtur qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga oksiduesit, të cilët janë radikalet e lira që ndikojnë në përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Një studim i vitit 2014 i botuar në një gazetë për kërkime në shkencat farmaceutike raportonte se antioksidantët janë një faktor i rëndësishëm për të ruajtur shëndetin optimal të qelizave.

Ato ndihmojnë në parandalimin e plakjes dhe sëmundjeve të ndryshme kronike, duke përfshirë diabetin, kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Këto që sapo pohuam e bëjnë të rëndësishme që në listën e ushqimeve të dietës suaj të përfshini të tilla ushqime, të pasura me antioksidantë.

Ushqimet antioksiduese që duhet të bëni pjesë të dietës suaj:

1. Çokollata e errët

2. Angjinare

3. Arrat

4. Boronicat

5. Lakra kale

6. Spinaqi

7. Luleshtrydhet

8. Panxhari

9. Brokoli

10. Fasulet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme