Ushqimi i pashëndetshëm ul jetëgjatësinë

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Ushqimi jo i shëndetshëm shkakton rreth 11 milionë vdekje të parakohshme çdo vit, tregon një studim me ndikim.

Analiza, që u publikua në Lancet, zbuloi se dieta jonë e përditshme është një vrasëse më e madhe sesa pirja e duhanit dhe tani është përfshirë në një në pesë vdekje në mbarë botën.

Kripa – qoftë me bukë, salcë soje apo ushqime të përpunuara – është shkaktari më i madh i uljes së jetëgjatësisë, tregon studimi.

Studiuesit thonë se ky studim nuk ka të bëjë me obezitetin, por me udhqimete pashëndetshme që shkaktojnë kancerin dhe dëme në zemër.

Analiza e fundit ka përdorur vlerësimet e shprehive të ngrënies së vendeve të ndryshme dhe dietat e rrezikshme ishin ato që përmbajnë:

Shumë kripë – tre milionë vdekje
Shumë pak kokrra të plota – tre milionë vdekje
Shumë pak fruta – dy milionë vdekje

Nivelet e ulëta të arra, fara, perime, omega-3 nga prodhimet e detit dhe fibra ishin vrasësit e tjerë të mëdhenj.

Të ngjashme