Ushqimi ndikon në përhapjen e kancerit

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 22:45 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe përhapjen e kancerit.

Studime të realizuara tek kafshët, të cilat janë publikuar në revistën “Nature”, kanë treguar që tumoret e gjinjve kanë pasur problem të përhapen pa vlerën ushqyese asparagin.

Ajo gjendet më së shumti tek bima asparagus gjithashtu edhe tek shpezët dhe ushqimet e detit.

Në të ardhmen shkencëtarët shpresojnë që të përdorin variacione të kuzhinës për të përmirësuar tretmanet.

Asparagin është një aminoacid, emri i të cilit rrjedhë nga asparagus.

Vitin që shkoi Universiteti i Glasgow ka treguar që ndërprerja e aminoacideve serine dhe glycine ka ngadalësuar zhvillimin e limfomës dhe kancerit të zorrëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme