Ushtrimet që mund të bëhen në zyrë

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Mjaftojnë vetëm disa lëvizje të “sakta” për të lehtësuar muskujt e lënduar dhe për të parandaluar dhimbjen e shpinës, që mund të bëhen në zyrë pa tërhequr vëmendjen.

Tetë orë të përkulur në tavolinë para kompjuterit, ndoshta nën presion dhe stres, duke mbajtur mausin midis gishtave në njërën anë dhe telefonin në anën tjetër. Nuk është çudi që në fund të ditës ta gjeni veten me shpatulla të lënduara dhe të mpirë, transmeton tch.

Për të kufizuar dëmtimin, përveç lejimit të disa pushimeve kohë pas kohe, mund të bëni disa ushtrime stretching, të thjeshta dhe të përshtatshme me mjedisin e punës.

Të thjeshta dhe pa shumë mundim, shihni më poshtë disa ushtrime që mund ti bëni në vendin tuaj të punës.

Image

Kur të jeni në zyrë mos humbisni mundësinë për të lëvizur: ecni (ose vraponi) përgjatë korridoreve.

Image

Për qafën: përkulni kokën përpara dhe pastaj në krah

 

Image

Për shpinë, tërhiquni lart si një fije e varur në tavan.

 

Image

Rrotulloni bustin në anë me bërryla të hapura dhe pa lëvizur ijet.

 

Image

Për të shtrirë shpinën: përkuluni përpara derisa të prekni këmbët tuaja me duart tuaja.

 

Image

Për duart: manipuloni një top gome

 

Image

Për këmbët: mblidhni një gjunjë në gjoks, duke i alternuar.

 

Image

Përdorni një fitball në vend të një karrigeje: do të stërviteni pa e kuptuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme