Vaji i peshkut nuk sjell përfitime për diabetikët

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Personat që vuajnë nga diabeti i tip 2 nuk duhet të inkurajohen të marrin suplemente të vajit të peshkut omega-3, thonë studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore.

Kishte disa shqetësime që omega-3 mund të ishte e dëmshme për njerëzit e prekur nga kjo sëmundje.

Por një shqyrtik i mbi 80 studimeve nuk gjeti prova për këtë, përderisa gjithashtu nuk arritën të gjenin ndonjë përfitim.

Studiuesit zbuluan se omega-3 nga vajrat e peshkut kishte pak ose aspak ndikim në gjasat e diagnostikimit të diabetit ose në metabolizmin e glukozës, pa marrë parasysh sa kohë u studiuan njerëzit.

Shumica e njerëzve me diabet – 90% – kanë tipin 2, ku pankreasi ose nuk arrin të prodhojë insulinë të mjaftueshme ose qelizat e trupit nuk arrijnë të reagojnë ndaj insulinës.

Të qenit mbipeshë ose obezë, apo të keni ndonjë një të afërm të ngushtë me këtë sëmundje rrit rrezikun.

Të ngjashme