Aplikacioni që po bën namin, tani mund ta shkarkoni falas

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Që prej krijimit të tij në vitin 2017, aplikacioni “Welcome Albania” është shndërruar në aplikacionin e preferuar jo vetëm të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, por edhe qytetarëve shqiptarë që përmes tij kanë zbuluar thesare të nayrës sonë që nuk e dinin më parë se ekzistonin, apo edhe biznese elitare duke thjeshtuar tej mase vetëm udhëtimet turistike.

Por me versionin e ri të lançuar së fundmi, “Welcome Albania” është gati të na thjeshtojë jo vetëm udhëtimet, por edhe jetën tonë të përditshme.

Tashmë, çdo përdorues i aplikacionit që ka thyer rekord në treg me më shumë se 12 milionë shikime në Google falë partneritetit me gjigantin Tourmake, do të mund të njoftohet në kohë reale  për bizneset e reja dhe ofertat apo aktivitetet e bizneseve të ndryshme partnere, ndërkohë që është duke ecur në qytet.

Për këtë, mjafton të mbash hapur Bluetooth-in në celular dhe “Welcome Albania” do të bëjë të gjithë pjesën tjetër.

Kjo risi e jashtëzakonshme teknologjike vjen për herë të parë në Shqipëri, duke i dhënë mundësinë bizneseve të ndryshme të komunikojnë në mënyrë interaktive me klientët potencialë.Video Player00:0000:10

Por surprizat nuk mbarojnë këtu! Përveçse “Welcome Albania” tashmë vjen me një look të ri dhe me një menu shumë herë më praktike në përdorim, deri në datën 25 shtator, kushdo mund ta shkarkojë falas aplikacionin në App Store dhe Play Store.

Ndaj nëse doni të njihni Shqipërinë në një mënyrë tërësisht inovatore dhe nëse doni të njoftoheni të parët për gjithçka që ofrojnë bizneset përreth jush, keni një muaj kohë për të shkarkuar FALAS aplikacionin “Welcome Albania”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme