Vendet ku nuk duhet t’i fshihni kurrë paratë tuaja

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Ndonjëherë njerëzit preferojnë t’i fshehin paratë në vende brenda shtëpisë në vend që t’i çojnë në institucionet përkatëse. Ata mendojnë se banka nuk është vend më i sigurt se shtëpia e tyre.

Në këtë artikull janë disa nga vendet më të preferuara që njerëzit fshehin paratë e tyre, por që nuk janë një ide e mirë.

Kutitë apo objektet e vogla janë vend i pasigurt. Nëse dikush vjen për të vjedhë në shtëpinë tuaj, atëherë ato do të jenë gjëja e parë që do të marrë. Për shembull kutitë e bizhuterive, në qoftë se nuk do i marrin për para, do i marrin për vlerën e tyre.

Poshtë dyshekut apo brenda jastëkëve. Duhet thënë që të gjithë ne të paktën njëherë në jetë i kemi fshehur paratë tona poshtë dyshekut apo brenda jastëkëve. Ndoshta dikur vendet më të sigurtë, sot janë ndër të parat që një hajdut do të shikonte. E njëjta gjë vlen edhe brenda divanëve në sallon.

Keni parë shpesh nëpër filma që vendi ideal për të fshehur paratë janë mbrapa ndonjë kornize ose pikture, por realisht hajdutët tashmë e dinë që ky vendi që ju e konsideroni sekret nuk është dhe aq sekret. Ata tashmë e kanë zbuluar këtë vend.

Ndoshta po mendonit për t’i futur brenda dollapit apo sirtarëve. Epo do të vepronit plotësisht gabim, përveç se janë vendet ku fëmijët dëshirojnë të luajnë ato janë dhe shënjestra e çdo hajduti.

Brenda çorapeve. Duket si një zakon i gjysheve tona. Ato i fshihnin pikërisht brenda çorapeve të tyre, por përveç faktit që këto çorape grisen, tashmë është një vend mjaft i njohur për të gjithë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme