Veset që shkaktojnë dëmtimin e veshkave

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 16:33 | Nga

Veshkat kanë një funksion shumë të rëndësishëm në organizmin tonë pasi ato filtrojnë gjakun dhe lëngjet, si edhe shmangin akumulimin e mbetjeve në trup.

Me kalimin e kohës, funksioni i tyre dobësohet ndaj është mirë që të reflektojmë në kohë mbi zakonet që ndikojnë në shëndetin e veshkave.

Disa vese që duhet t’i shmangim për një shëndet të mirë:

Përdorimi i tepruar i alkoolit – Konsumimi i më shumë se një gote alkool në ditë për disa herë në javë, rrit rrezikun e dëmtimit të veshkave.

Mbajtja e urinës – Mbajtja e vazhdueshme e urinës shpesh rrit presionin që mund të shkaktojë gur në veshka dhe dëmtim të tyre.

Mungesa e ujit – Gjëja më e rëndësishme që veshkat të funksionojnë si duhet, është të jeni të hidratuar. Nëse nuk konsumoni ujë mjaftueshëm toksinat që duhen eliminuar nga trupi, fillojnë të akumulohen duke sjellë dëmtime të ndryshme të veshkave.

Teprimi me sheqerin – Të gjithë e dimë se sheqeri me tepricë është i dëmshëm për shëndetin në përgjithësi dhe për veshkat në veçanti. Një studimi fundit ka treguar se njerëzit që konsumojnë sheqerin në sasi të konsiderueshme çdo ditë, kanë më shumë proteina në urinë që është një simptomë e hershme e mosfunksionimit të mirë të veshkave.

Teprimi i kripës – Përdorimi në sasi të tepruara të sodiumit sjell gjithashtu dëmtim të veshkave duke qenë se shkakton presion tek to si dhe rrit presionin e gjakut.
Qëndrimi pa lëvizur-Të qëndruarit ulur për një periudhë të gjatë kohe lidhet me zhvillimin e sëmundjeve të veshkave. Edhe pse kërkimet nuk japin një shpjegim pse jeta sedentare apo aktiviteti fizik ndikojnë tek veshkat, dihet se një aktivitet i mirë fizik përmirëson presionin e gjakut dhe metabolizmin të dy faktorë të rëndësishëm në shëndetin e veshkave.

Konsumimi i ushqimeve të konservuara – Ushqimet e konservuara janë një burim i madh sodiumi dhe fosfori dhe shumë njerëz që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, duhet të limitojnë sasinë e fosforit në dietat e tyre pasi disa studime kanë treguar se niveli i lartë i fosforit është i dëmshëm për shëndetin e veshkave dhe kockave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme