Veshje të papërshtatshme që s’duhet t’i mbani në punë

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 23:15 | Nga Ekonomia Online

Mbajtja e një kodi veshje gjatë verës në punë është një sfidë e vërtetë.

Këtë sezon të gjithë jemi duke u përballur me të nxehtin afrikan dhe mendimi se si të qëndrohet freskët sapo të dilni nga shtëpia apo në punë është një sfidë e vërtetë. 

Shpesh temperaturat e larta ju tundojnë  të vishni gjëra të papërshtatshme në punë vetëm për të mos sakrifikuar rehatinë. 

Në vend që të tregoheni jo profesionale shmangini këto gabime dhe veshje të papërshtatshme dhe mësoni se me çfarë mund ti zëvendësoni.

  • Mos vishni asnjëherë veshje me supe jashtë në punë. Në vend të saj provoni një këmishë me jakë të gjerë.
  • Mos vishni asnjëherë veshje shumë të shkurtra, por në vend të tyre zgjidhni funde dhe fustane të përshtatshme por që janë të lirshme. Në këtë mënyrë do të qëndroni rehat, praktike, freskët dhe profesionale. Mos vishni asnjëherë veshje me supe jashtë në punë. Në vend të saj provoni një këmishë me jakë të gjerë.
  • Mos vishni asnjëherë veshje me kurriz jashtë, por në vend të tyre vishni tunikë ose këmisha të gjera. Edhe materialet lino apo pambuku të lirshme do ju mbajnë freskët dhe nuk do të rrezikoni të djersini.
  • Mos vishni asnjëherë veshje të tejdukshme, por zgjidhni materialet lino ose pambuk për të qëndruar freskët. Në këtë mënyrë do të dukeni edhe profesionale.
  • Mos vishni asnjëherë pantallona të shkurtra, por në vend të tyre zgjidhni pantallonat Bermuda që janë deri tek gjuri dhe pak të lirshme. Kombinojini ato me një këmishë dhe xhakete dhe do të dukeni profesionale dhe jo e ekzagjeruar.

Të ngjashme