Vetitë shëruese të borzilokut

Prishtinë | 29 Pri 2023 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Borziloku është një lloj bime, e cila ka shumë përbërës që luftojnë një numër sëmundjesh. Ai mund t’ju ndihmojë që të shpëtoni prej shumë problemeve shëndetësore. Është bima mbretëreshë e verës, ndërsa në stinën e ftohtë përdoren gjethet e thara të borzilokut.

Kjo bimë mund të ndikojë pozitivisht në mendjen dhe shpirtin duke ju sjellë lumturi.

Ngjyra dhe aroma e borzilokut kanë tendencë për të sjellë një humor të mirë. Nuk është rastësi që përdoret në Aromaterapi vaji esencial i borzilokut, si një forcues i sistemit nervor.

Nëse keni probleme me dhëmbët: Përzieni gjethet e thata me vaj mustarde për të krijuar një pastë. Masazhoni mishrat e dhëmbëve tuaj me këtë pastë apo përdoreni atë për t’i pastruar dhëmbët tuaj çdo ditë, do të ju ndihmojë në largimin e erës së keqe të gojës dhe sumundjeve të ndryshme dentale.

Pickimi i insekteve tashmë e ka një ilaç: Pickimi nga insektet është shumë i zakonshëm veçanërisht gjatë sezonit të verës, kështu që rrënja e kësaj bime mund të aplikohet në atë zonë ku ju kanë kafshuar insektet, për t’ju shëruar.

Në mjekësinë popullore borziloku përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, kokëdhimbjes dhe disponimit depresiv, ndërsa çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale. Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese.

Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën. Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme