Vitamina D gjatë shtatzënësisë mbron fëmijët nga alergjitë

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët e “Icahn Schoole of Medicine” nga Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se gratë që hanë ushqime të pasura me vitaminën D gjatë shtatzënësisë, ndihmojnë fëmijët të mbrohen nga alergjitë.

Vitamina D është e njohur si “vitamina e diellit” sepse njerëzit e përfitojnë shumë nga dielli. Sidoqoftë, vitamina D përfitohet edhe nga ushqimet si peshku, vezët, prodhimet e qumështit, kërpudhat dhe drithërat.

Grupi i ekspertëve, që kanë intervistuar 1,248 nëna dhe fëmijët e tyre, janë bazuar në gjërat që ato kanë ngrënë gjatë shtatzënësisë, si dhe gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Është gjetur, nënat që e kanë marrë vitaminën D, fëmijët e tyre i kanë shmangur alergjitë deri në 20 për qind.

Sidoqoftë, ekspertët nuk thonë se marrja e vitaminës D përmes ushqimit, i largon në tërësi alergjitë, por se ndihmon në shmangien e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme