Vitamina D iu zgjatë jetën atyre që vuajnë nga kanceri

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Sipas një studimi të kryer së fundmi, marrja e vitaminës D mund t’iu zgjatë jetën personave që vuajnë nga kanceri.

Hulumtuesit nga Michigan State University, kanë analizuar gjendjen shëndetësore të personave që kanë marrë vitaminën D dhe atyre që u ka munguar kjo vitaminë për një periudhë trevjeçare.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 79 mijë persona, prej të cilëve 78 për-qind ishin të gjinisë femërore, shkruan Medical News Today, transmeton Klan Kosova.

Duke u bazuar në rezultatet e këtij hulumtimi, shkencëtarët thonë se peronat që kanë marrë vitaminën D janë 13 për-qind më pak të rrezikuar nga sëmundjet e kancerit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme