Vrapimi i mirë edhe për trurin

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Sipas një studimi të ri, vrapi nuk është i mirë vetëm për trupin, por përmirëson edhe trurin.

Hulumtuesit kanë zbuluar se ushtrimet aerobike rrisin rezervat e neuroneve në hipokampus – zonë e trurit e cila është përgjegjëse për mësimin e gjërave të reja.

Dhe më e rëndësishmja, ushtrimet si vrapimi i kanë përmirësuar këto rezerva shumë më shumë sesa ushtrimet e intensitetit të lartë apo ushtrimet e qëndrueshmërisë.

Studimi, i publikuar në Journal of Physiology, ka treguar se vrapimi sjell shumë efekte pozitive në strukturën dhe funksionin e trurit, siç është rasti i gjenerimit të neuroneve në hipokampus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme