Zakone të këqija, por që ju bëjnë mirë

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Si mund të përcaktohen zakonet e këqija?

Janë zakone që, paraardhësit tanë, apo prindërit, apo shoqëria na kanë penguar t’i bëjmë, për shkak të një apo disa arsyeve. Por ka edhe disa “përfitime” të habitshme, që ju mund të keni duke bërë disa të ashtuquajtura “zakone të këqija”.

1. Ëndërrimi me sy hapur

Ëndrrat me sy hapur tregojnë se ku doni të arrini dhe cilat janë qëllimet tuaja. Pra, nëse ju ëndërroni, kjo do t’ju tregojë se sa shumë ju duhet të punoni për të realizuar ëndrrën. Kjo do t’ju japë një shtytje të fortë, duke e bërë ëndrrën tuaj të vërtetë. Dhe kur ndodh, ky është momenti më i lumtur i jetës tuaj.

2. Një gjumë i gjatë në fundjavë

Një fundjavë që ju mund ta keni vetëm një herë në 7 ditë, pa punë lodhëse, leksione nga shefi, prezantime në orët e vona. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të bërë një sy gjumë të qetë. Njerëzit mund të quajnë gjumin më shumë se 8 orë në ditë, një zakon të keq. Por njerëzit nuk kanë dijeni për ditët e javës tuaj dhe netët pa gjumë. Kështu që flini mirë në fundjavë, kjo do jua bëjë javën e ardhshme më të gëzueshme dhe të shëndetshme!

3. Zemërimi i herëpashershëm

Kur jeni të nxehur me diçka, është e pranueshme që të zemëroheni një herë në disa kohë. Për shkak se zemërimi do të nxjerrë jashtë të gjithë tensionin dhe emocionet dhe ju do të ndjeheni më mirë. Por sigurohuni që ndodh një herë në disa kohë, dhe mos harroni të kërkoni falje personit që keni përballë, pak më vonë!

4. Të kaloni kohë me planifikim

Shpesh njerëzit thonë, mos harxhoni kohë me planifikimin, futjuni punës. Por nëse shpenzoni kohë duke planifikuar, mund ta bëni më të lehtë punën, më të mirë dhe më të efektshme. Teksa e gjitha puna është planifikuar, ju dini se cila detyrë duhet bërë dhe kur, dhe kjo ndihmon ta arrini më shpejt objektivin.

5. Shmangni hapet për dhimbje të vogla

Marrja e shumë hapeve jo të domosdoshme është e dëmshme për trupin. Kjo e dobëson sistemin imunitar pasi herën tjetër që ta merrni, ajo dozë mund të mos mjaftojë. Kështu do ju duhet të merrni dozë më të lartë. E pastaj, gjithnjë e më shumë! Kjo do e bëjë trupin që, me kalimin e kohës, të mbahet vetëm me ilace.

6. T’iu flisni të panjohurve

Kur jeni në një festë apo keni nisur një punë të re, apo edhe kur jeni në ditën e parë të shkollës së mesme, nëse i afroheni një të panjohuri, mund të gjeni një këshilltar të parë, partnerin e ri të biznesit, apo edhe një mik të mirë. Por duhet të mësoheni se kujt t’i afroheni dhe kujt jo.

7. Të kaloni kohë duke lundruar në Internet

Kontrolli i herëpashershëm i mediave sociale mund t’ju rifreskojë, dhe t’ju përditësojë me ato që ndodhin rreth jush! Gjithashtu, nëse lundroni në internet, mund të përftoni shumë dije në kohën e lirë, sepse është një oqean informacioni. Zhytuni me kokë, jetojeni!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme