Zbulohet arsyeja se pse duhani dëmton më shumë gratë

Prishtinë | 08 Nën 2023 | 01:17 | Nga Ekonomia Online

“Gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga pirja e duhanit për shkak të brishtësisë së tyre më të madhe fizike”, thanë mjekë dhe specialistë italianë.

”Por, përkundër kësaj, numri i duhanpirësve rritet”, është alarmi që vjen nga Kongresi Kombëtar i Shoqatës italiane të Mjekëve, i promovuar nga kompania ”Philip Morris Italy”.

”Efektet janë të shumta, që nga shëndeti i mushkërive deri tek shëndeti riprodhues, me cigare që mund të dëmtojnë fetusin gjatë shtatëzanisë”, shtuan ata.

”Fatkeqësisht, gratë, megjithëse mesazhi është i qartë, vazhdojnë të pijnë duhan, edhe për shkak të ritmeve gjithnjë e më stresuese ndaj të cilave nënshtrohen. Edhe pse kujdesen për shëndetin e familjes, ato lënë pas dore veten”, theksuan specialistët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme