Zbulohet ilaçi ”Alzheimer” që ndalon dobësimin e memories

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 15:41 | Nga

Shkencëtarët thonë se ilaçi që shkatërron karakteristikat e pllakave të proteinave që ndërtohen në trurin e pacienteve me sëmundjen Alzheimer po tregon premtime tantalizing. Ekspertët janë të kujdesshëm sepse ilaçi, aducanumab, është akoma në fazat e para të zhvillimit.

Por një studim ka treguar se është i sigurt dhe lë të kuptohen se ndalon dobësimin e memories. Studime më të mëdha priten te bëhen në vazhdim që të përcaktojnë totalisht efektet e ilaçit.

Trajtimi i ndërtimit të amyloid në trurin e njerëzve ka qenë një objektiv për shumë vite.

E Braktisur
Ky studim prej 165 pacient, është projektuar të testojë nëse aducanumab është e sigurt për ta përdorur. Pas 1 viti të trajtimit, ai gjithashtu tregoi se sa më e madhe të ishte dosa, më të fortë ishin efektet në pllakat e amyloidid. Studiuesit bënë teste në memorie dhe gjetën efekte pozitive.

Megjithatë, 40 njerëz dolën jashtë studimit, gjysmat sepse kishin efekte anësore si për shembull dhimbje koke.

Faza tjetër e kërkimit – faza e tretë përfshin 2 studime të veçuara. Do të marrin pjesë 2700 paciente me fazat më të hershme të Alzheimer nga Amerika e veriut, Evropa dhe Azia në mënyrë që të testojnë plotësisht efektet e dobësimit të memories.

Doktori Alfred Sandrock nga kompania Biogen i cili ka punuar me universitetin Zurich nga zbulimet tha: “Faza e tretë më të vërtetë duhet të bëhet dhe shpresoj se do të konfirmojë atë që në kemi parë në studim. Unë parashikoj se 1 ditë do të trajtojmë njerëzit që nuk kanë simptoma për arsye se nëse ke amyloid në tru, është shumë e mundshme të zhvillohet Alzhimer 1 ditë”.

Një hap i rëndësishëm

Megjithatë, kanë ndodhur disa zhgënjime në zhvillimin e ilaçit e Alzheimer, dhe ka më shumë se 10 vjet që kur ilaçi i fundit për njerëzit me këtë sëmundje është licensuar. Eksperte të tjerë e kanë mirëpritur këtë studim të fundit por me kujdes.

Doktori David Reynolds, zyrtari më I lartë shkencor në Alzheimer’s Research UK, tha se resultatet tregojnë evidence – tantalising që një lloj I ri ilaçi për të trajtuar këtë sëmundje mund të jetë në horizont.

Dr James Pickett, kreu i kërkimeve në Alzheimer’s Society shtoi: “Çfarë është më e bindur është se sa më shumë amyloid është zhdukur kur njerëzit morën dosa më të larta të ilaçit”

Asnjë nga trajtimet ekzistuese për Alzheimer nuk pengon në mënyrë direkte procesin e sëmundjes, kështu që ilaçi që aktualisht ndalon progresin e sëmundjes duke pastruar amyloid është në hap i rëndësishëm.

Megjithatë, Dr Tara Spires-Jones, nga qendra e Cognitive and Neural Systems në universitetin e Edinburgh tha: “ Unë jam optimist I kujdesshëm për trajtimin, por mundohem mos të jem shumë i eksistuar sepse disa ilaçe ia dalin mbanë të kjo fazë e provës por mund të dështojnë në prova më e mëdha”.

Gjithashtu John Hardy, profesor neuroscience nga University College London tha: “Këto gjetje të reja janë tantalising por ato nuk janë akoma përfundimtare”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme