Zëri i lartë i femrës dëmton trurin e mashkullit

Prishtinë | 10 Mar 2024 | 02:11 | Nga Ekonomia Online

Vajza bëni kujdes, mos ulërini! Fraza “nuk mund të dëgjoj më të flasësh” tashmë ka një bazë shkencore, sepse zëri femëror sjell lodhje e deri dëmtim në trurin e mashkullit, sidomos kur ato ulërijnë.

Natyrisht bëhet fjalë për një tezë jo fort të kënaqshme për universin femëror, por ja që profesor Michael Hunter i Universitetit të Sheffield, nuk ka dyshime që, “zëri femëror ka tone më të ndërlikuara se ai mashkullor, që përfshijnë të gjithë zonën e dëgjimit të trurit. Ndërsa në të kundërt, zëri mashkullor prek vetëm një pjesë të vogël të trurit”.

Sipas Hunter, kjo është arsyeja përse femrat ankohen shpesh se meshkujt nuk i dëgjojnë dhe kështu që nuk kanë asgjë faj, për atë që mund të duket si një mungesë vëmendjeje.

Studimi shkencor ka treguar se, mashkulli nuk mund të dëgjojë gjatë një femër të flasë, thjesht për shkaqe biologjike. Po ashtu, ka rezultuar se meshkujt janë më të drejtpërdrejtë, kurse femrat kanë tendencë të vërtiten rreth asaj që duan të komunikojnë.

Sipas Michael Hunter në Universitetin e Sheffieldit, në fakt, zëri femëror shkakton lodhje në trurin e njeriut. Profesori anglez nuk ka asnjë dyshim se gratë kur flasin kane një gamë të frekuencave më komplekse se sa mashkulli dhe për një njeri është më i lehte zeri i nje personi te gjinisë se njëjëe.

Në studimin e tij, filluar në vitin 2005, shkencëtari ka analizuar skanimet e trurit të 12 burrave duke dëgjuar zërin e meshkujve dhe femrave. Për shkak të dallimeve në mes të gjinive në kordat vokale dhe laring, njerëzit në eksperiment kanë demonstruar së janë në gjendje të ndjekin me përqëndrim më të lartë zërin e meshkujve se atë të grave.

Është e vështirë të shpjegohet, por në fakt ,tonet femërore kërkojnë përfshirjen dhe aktivizimin e pjesëve me të mëdha të trurit të njeriut.

Arsyeja pse burrat ankohen se nuk i dëgjojnë me kënaqësi gratë kur flasin dhe i akuzojnë se mbajnë shumë fjalime të gjata dhe të komplikuara, në fakt lidhet me përbërjen biologjike të zërit femëror dhe me trurin e burrave.

Sipas ekspertëve të cilët kanë kryer studimin, pushime të vogla gjatë bisedës, mund t`i ndihmojë gratë të mos lodhin trurin e partnerëve, por a jemi 100% të sigurt se faji është gjithmonë tek shpjegimi shkencor?

zeri i femres
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme