Zgjedhet vendi më i mirë për kualitetin e jetesës

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Kanadaja është emëruar vendi i parë më i mirë në botë.

Ky çmim shkon në vitin 2019 për Cilësinë e Jetesës për vitin e katërt me radhë për shtetin kanadez, transmeton lajmi.net.

Në përgjithësi, Kanada gjithashtu renditet si vendi i tretë më i mirë në botë për gratë, i treti për arsim, dhe i dyti për selinë e korporatave.

Studimi, i kryer nga “US News & World Report” në partneritet me “Y & R’s BAV” dhe Wharton, krijoi renditjen e përgjithshme të 80 vendeve bazuar në “75 faktorë të ndryshëm”.

Secila nga këto metrika më pas u nda në disa nënkategori, që përfshinin tregun e mirë të punës, përballueshmërinë, stabilitetin ekonomik, miqësimin familjar, barazinë e të ardhurave, politikisht të qëndrueshme, siguri, sistem shëndetësor publik të zhvilluar mirë dhe sistem të edukimit publik të zhvilluar mirë.

Të ngjashme