Lushtaku: PDK-ja do të krijojë lehtësira për bizneset

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet, Mërgim Lushtaku, tha se PDK-ja do të krijojë lehtësira për bizneset në vend.

Tutje, postimi i tij i plotë:

Vizitova sot Megzon Hotin i cili punon qe 20 vite në biznesin e tij Auto-Pjesë Megi. Megzoni ka arritur që me punën e tij të suksesshme të hapë edhe tri pika në Skenderaj dhe të zgjeroj veprimtarinë e tij edhe jashtë vendit.

Gjatë bashkëbisedimit me të kuptova edhe problemet që ka shkaktuar pandemia globale Covid19 në biznesin e tij, si dhe e njoftova për programin e #Rimëkëmbjes ekonomike mbi bazën e të cilit PDK konkretisht mendon t’ju ndihmojë bizneseve.

Po ashtu, PDK në veprimtarinë e saj politike do të udhëhiqet nga parimi i përmirësimit të klimës për të bërë biznes duke krijuar shumë lehtësira në mënyrë që automatikisht të krijohet hapësirë për investime të reja apo zgjerim të biznesit ekzistues.

#MERGIMLUSHTAKU11✅

#PDK134✅

#RIMËKËMBJE

May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 2 people and people standing
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme