Është duke u mbajtur mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Pjese e kësaj mbledhjeje pritet të jetë edhe ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
Ndërkaq pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar afër objektit të Postës.
Kryetari i Bordit, Mentor Arifaj, tha se nuk e dinë pse Policia ka rrethuar objektin, duke sqaruar se pas takimit do të bëhen të dituar çështjet e diskutuara.
“Policia mund të vendosen 24 orë këtu. Ne nuk kemi kërkuar sqarime nga Policia pse janë përreth Postës së Kosovës”.
“Ne e kemi thirru mbledhjen dhe anëtarët e Bordit e kanë miratuar agjendën. Dhe po vazhdojmë me agjendë. Pikat e agjendës i kumtojmë mbas takimit”.
Raportohet se disa pjesëtarë të Policisë kanë hyrë brenda objektit të Postës.
“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhur policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.