Me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, Ferizaj shënoi 28 Nëntorin

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Këtë mëngjes, qindra ferizajas kishin mësyrë Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nderim të gjakut të derdhur për liri, sakrificës së Dëshmorëve të Kombit, në këtë nëntor kur shteti shqiptar e flamuri kombëtar po shënon 107 vjetorin.

Një delegacion institucional prirë nga ekzekutivi dhe legjislativi i Komunës bashkë me drejtuesit e shoqatave të dalura nga lufta e qindra qytetarë bënë homazhe e vendosën kurora lulesh tek lapidari i Dëshmorëve të Kombit në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi me këtë rast tha se kjo ditë është dita më e rëndësishme e kombit shqiptar.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për popullin shqiptar, është shpallja e Pavarësisë, do të thotë përvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritja e flamurit kuq e zi në Vlorë. Ky përvjetor është pak më ndryshe se viteve tjera pasiqë edhe ne jemi tronditur me ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri, pra po e përjetojmë edhe ne, po e bashkëndjejmë edhe ne me vëllezërit e motrat në Shqipëri, kështuqë urojmë që herave të tjera ta festojmë më mirë dhe më ndryshe se këtë herë këtë festë” tha kryesuesja Bytyçi.

Në anën tjetër edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi tha se dita më e rëndësishme e kombit shqiptar është 28 Nëntori.

“Ditë e lavdisë kombëtare prej Gjergj Kastriotit e deri tek shpallja e pavarësisë në Vlorë. Kjo ditë përkon me të gjitha aktivitetitet patriotike të kombit tonë gjatë gjithë historisë. Si sublimin për ne shqiptarët në Kosovë të kësaj dite janë vetflijimi i Dëshmorëve të Kombit, në luftë të drejtpërdrejt me armikun gjakatar serb. Produkt i këtij sublimimi është liria që ne sot e gëzojmë. Kjo festë na ka goditur me një fenomen të natyrës, tërmetin e fuqishëm në Shqipëri. Ne e kemi përjetuar kët më dhashtë Zoti që të mos ketë më shumë viktima” tha mes tjerat, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi.

Image may contain: 3 people, people standing, suit and outdoor
Image may contain: 5 people, people standing and outdoor
Image may contain: one or more people, crowd and outdoor
Image may contain: 5 people, people standing, suit and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing, tree, plant, flower and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme