Reperja kosovare Loredana dje e ka publikuar projekti e saj më të ri muzikor “Gallery Dept”.
Brenda pak orëve të publikimit kënga mori vëmendjen e adhuruesve shqiptarë e ndërkombëtarë të këngëtares.
Në mesin e këtyre mbështetësve për Loredanën ishte edhe ish-bashkëshorti i saj, Mozzik.
Ai me anë të një story në Instagram e ka shpërndarë këngën e Loredanës duke thënë “Nëna e Hanës”.
Ish-çifti e kanë bashkë një vazjë e cila quhet Hanë. Më pas edhe Loredana e shpërndau në profilin e saj në Instagram storyn e Mozzik.