MPJD reagon pas ndalimit të boksierëve në Serbi

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar për ndalesën e tre boksierëve kosovarë nga ana e Serbisë, në kufirin e Kosovës me këtë shtet, njofton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Twitter, MPJD ka deklaruar se pas kësaj ngjarjeje, Qeveria e Kosovës, së bashku me aleatët, po punon fortë që t’i heqë barrikadat ilegale të shtetit serb në kampionatin botëror.

“Pasi ekipi ynë kombëtar i boksit të Kosovës ishte bllokuar ilegalisht nga Serbia në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë dhe Kosovës, qeveria së bashku me aleatët po punojnë fort për të hequr barrikadat e kundërligjshme të Serbisë kundër konkurrencës së ndershme në kampionatin botëror.” shkruante në postim.

Të ngjashme