Murat Meha feston në Washigton kalimin e versionit të tij të Demarkacionit

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 00:01 | Nga

Murat Meha, ishte fyer e edhe sulmuar edhe në shtëpinë e tij, por në fund versioni i Demarkacionit i bërë sipas versionit të tij, u miratua në Parlament, edhe me votat e atij që e kishte quajtur ‘peder’ e ja kishte përplasur fytyrës hartën e Kosovës.

Ai tani duket të është i qetë, e edhe në disponim që të lëshojë “kungja” në drejtim të kryeministrit Haradinaj, shkruan gazetametro.net.

Meha bashkë me këshilltaren e ish-kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi, po cakërrojnë gotat dhe po thonë ‘Gëzuar Demarkacionin’, edhe atë nga Uashingtoni, kryeqendra e shtetit që me çdo kusht kërkoi që ky demarkacion të ratifikohej në Parlamentin e Kosovës.

Dumoshi ka postuar në Facebook një foto bashkë me Mehën, duke shkruar ‘Gëzuar Demarkacioni nga Washingtoni’.

Të ngjashme