Mustafa: Çështja e demarkaconit s’është shkencore, por politike

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 21:15 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa e ka konsideruar si legjitime kërkesën e një pjesë të deputetëve për debat shkencor lidhur me demarkacionin.

Mirëpo nëpërmjet rrjetit social Facebook Mustafa ka thënë se shkenca nuk i zgjidhe problemet politike.

“Duke lexuar një kërkesë për trajtimin shkencor e profesional të demarkacionit, që e konsideroj legjitime, mu kujtua fundi i vitit 2008 kur fillova ta drejtoj Prishtinën, si kryetar i saj. PDK gjatë zgjedhjeve kishte akuzuar qeverisjen e LDK-së se e kishte shtruar Sheshin ‘Nënë Tereza; me pllaka radioaktive”.

“Unë kontaktova institute në Gjermani dhe Slloveni për të bërë ekzaminimin e pllakave, pastaj edhe në Kanada. Deri sa po përgatiteshim për t’i dërguar pllakat, një drejtor nga radhët e PDK-së, me të cilën ishim në koalicion të qeverisjes komunale, erdhi në zyre dhe më tha: profesor çfarë po bën, mos të mundohemi dhe të shpenzojmë kot sepse ne e kemi ndërtuar këtë kauzë për ta rrëzuar LDK-në”.

“Kjo kapërceu tani, edhe pse në fakt arritëm ta bindim një numër të madh. Njerëzit u besojnë lajmeve të këqija më shumë sesa të mirave, prandaj arritëm ta ndërtojmë si kauzë të qëndrueshme. Por shkenca nuk jep përgjigje në kauza me motive politike. Ato duhet të zhbëhen ashtu si janë ndërtuar, më tha ai. Nga ekzaminimi rezultoi se pllakat nuk ishin radioaktive, por një radioaktivitet i llojit të vet iu bë opinionit”, ka shkruar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme