​Udhëtarja në Aeroportin e Prishtinës kapet me 11 kg stoli argjendi

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Në pikë kalimin kufitar të Aeroporti oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendtit.

Njësitet anti-kontrabandë kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle në detaje.

Pasi që pala ka hyr në kanalin e gjelbër është selektuar për skanim të valixhes dhe kontrolle, në njërën nga valixhet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara.

“Gjithsej stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zinxhirë dore dhe qafe, etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, Facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected] ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet më tej. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme