Marko Gjuriq sot viziton Kosovën, ROSU në gatishmëri

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pritet të vijë në Kosovë.

Gjuriq sot do të mbajë një takim në Qendrën e Studentëve në Mitrovicën e Veriut.

Qëndrimi i Marko Gjuriqit në Kosovë është paraparë të mbahet nga data 29 deri më 31 janar.

Pas takimit në Qendrën e Studentëve, ai do të vizitojë edhe Manastirin në Banjskë.

Marko Gjuriqit i është dhënë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme