​Bllokohet rruga drejt Shkupit, kodra ku ranë dy policët rrezikon të shembet

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 11:10 | Nga

Kodra afër vendit ku janë aksidentuar dy policët, Malësor Dashi dhe Armend Trena, para më shumë se një jave, po rrezikon të shembët.

Burime të Gazetës Express brenda Ministrisë së Infrastrukturës, kanë bërë të ditur se kjo kodër, breg rrugës magjistrale Kaçanik-Han i Elezit, që çon në drejtim të Maqedonisë, është duke u shembur.

Ministria po merr masat për rrezikun që mund të shkaktojë shembja e kësaj kodre. Po, sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Express kjo rrugë shumë shpejt pritet të bllokohet si pasojë e kësaj gjendjeje.

Në afërsi të këtij vendi që po rrezikon të shembet, të shtunën e 28 prillit dyshohet se kanë dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lepenc dy policë të këtij rajonit Malësor Dashi dhe Armend Trena.

Dashi është gjetur i vdekur në ditën e gjashtë të kërkimeve në rrjedhat e lumit Lepenc, derisa Trena vazhdon të jetë i zhdukur edhe në ditën e dhjetë qëkur është zhdukur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme