​Gjobitet shoferi nga Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Komunikacionit Rrugor në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin, i cili në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë.

Në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin me automjetin e udhëtarëve, i cili në rrugën ” Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë ,ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme