​Hoxhaj sot në Tiranë, takon krerët e shtetit shqiptar

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndrojë sot në Shqipëri ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.

Siç bëhet e ditur përmes komunikatës, Hoxhaj do të takohet me presidentin shqiptar, Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Hoxhaj do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme