​Konjufca: BIK po ruan virtytet më të larta njerëzore, solidaritetin dhe bamirësinë

Prishtinë | 02 Maj 2022 | 10:10 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Fitër Bajramit, gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitës në BIK, Konjufca uroi të gjithë qytetarët e besimit mysliman, me ç’rast vlerësoi lartë punën e Bashkësisë Islame, duke thënë se BIK-u ka luajtur rol të jashtëzakonshëm tradicionalisht.

“Ua uroj të gjithë besimtarëve shqiptar këtë festë të rëndësishme. Po ashtu e falënderova myftiun për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Bashkësia Islame për organizimin e jetës fetare, dhe për organizimin e Islamit, në komunitetin, shoqërinë tonë, në popullin tonë. Ky rol i rëndësishëm i Bashkësisë Islame ka qenë tradicionalisht kështu. Mua më kujtohet edhe fëmijë kur kam qenë gjatë viteve të 90-ta, roli i BIK-ut ka qenë me të vërtetë për t’u vlerësuar dhe është vlerësuar vazhdimisht prej popullit tonë. Unë e falënderova që po e vazhdojnë këtë kontribut”, tha ai.

“E falënderova që po e kultivojnë njërën prej virtyteve i cili tretet në çdo shoqëri të botës e kjo është solidariteti dhe bamirësia. BIK me të vërtetë po luan një rol të jashtëzakonshëm dhe shumë të vlerësuar prej popullit tonë në aspektin e bamirësisë”, tha Konjufca.

Të ngjashme