​Masa të reja për kosovarët që duan të udhëtojnë për në Kanada

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kanadasë nga data 7 janar duhet të përfillin disa masa të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se secili udhëtarë mbi moshën 5 vjeçare duhet të kenë rezultatin negativ të testit COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë.

Po ashtu sipas masave të reja qytetarët që udhëtojnë drejt Kanadasë duhet të vetizolohen për 14 ditë.

“Lusim të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që do të udhëtojnë nga data 7 janar 2021 (e enjte) drejt Kanadasë, që të përfillin masat më të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e virusit COVID 19. Qeveria kanadeze përmes një njoftimi, informon të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt Kanadasë se duke filluar nga data 7 janar 2021: – secili udhëtarë mbi moshën 5 vjeçare duhet të posedojë rezultatin negativ të testit anti COVID 19, jo më të vjetër se 72 orë; – secili udhëtarë, pas arritjes në Kanada duhet të vetizolohet për 14 ditë; – për planin e karantinimit (vetizolimit) udhëtarët duhet që ta përdorin aplikacionin ose webfaqen ArriveCAN (shih vegzën më poshtë), ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor të karantinimit para hyrjes në Kanada”, thuhet në njoftimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Kanada. 

Të ngjashme