​Një veturë e Policisë përfshihet në aksident, lëndohen tre zyrtarë policor dhe dy qytetarë

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Të ngjashme